Një pacient ka mbetur i vdekur nga një zjarr në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK ndërsa tre punonjës shëndetësore janë asfiksuar. Mësohet se këta të fundit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dyshohet se pacienti i ka vënë flakën vetes, sipas mediave në Kosovë.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se mbrëmë rreth orës 23:00, në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike ka ndodhur një zjarr, në njërën nga dhomat e tipit të mbyllur, ku qëndrojnë pacientët përkohësisht, pacientë në gjendje të agresivitetit dhe agjitimit të theksuar psikomotor, jo koshient për gjendjen mendore.
“Në të njëjtin Repart, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngulfatjes nga tymi (asfiksioni) ai ka humbur jetën, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftim.