Pamje të reja kanë qarkulluar në rrjetet sociale pas rrëzimit të avionit privat në të cilin udhëtonte kreu i ushtrisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili humbi jetën.

Në rrjetin social “X”, të njohur më parë si Twitter një video tregon pamjet kur avioni bie nga qielli dhe përplaset me tokën duke lëshuar më pas një shtëllungë gjigande tymi të zi.

Nga ana tjetër nga disa llogari pranë Wagner në Telegram pretendohet se avioni i Prigozhin është goditur nga forcat ruse duke bërë që të përplaset. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet pranë Moskës.