Tendenca e fansave dhe pjesëmarrësve nëpër koncerte për t’ju hedhur sende të ndryshme këngëtarëve teksa performojnë në skenë është kthyer tashmë në fenomen. Së fundmi një incident i tillë i ka ndodhur edhe reperit të njohur Mc Kresha gjatë koncertit të tij në Kosovë.

Teksa ishte i ftuar për të performuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak nga një pjesëmarrës në koncert.

Reagimi i maturaur i reperit të njohur, i cili ndali performancën la të kuptohet se mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit është respekti.

“Nëse doni t’i kallzoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.

Kohët e fundit shpesh kemi dëgjuar për incidente në koncertet e këngëtarëve të njohur në mbarë botën si Bebe Rexha, Cardi B, Ava Max, etj. Ndërsa në Shqipëri një incident i tillë u shënua në një koncert në Tiranë, ku reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.

@forsjon #fyp #mckresha #lyricalson #drenas ♬ original sound – 🪐