Rusia do të nisë misionin e saj të parë hapësinor në sipërfaqen e Hënës, pas gati gjysmë shekulli, duke u bërë vendi i parë që zbarkon në polin jugor hënor.
Misioni Luna 25 i Moskës u ngrit sipas planit nga kozmodromi Vostochny në Lindjen e Largët Ruse.
Anija kozmike pa ekuipazh do të ngrihet këtë javë nga kozmodromi Vostochny në Amur Oblast, Rusi. Duke nisur një udhëtim me një raketë Soyuz-2 Fregat, Luna 25 pritet të fluturojë në orën 8:10 të mëngjesit me orën lokale të së premtes, ose 19:10. ET të enjten, sipas CNN.
Nisja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të agjencisë hapësinore ruse, Roscosmos. Banorët e një fshati rus do të evakuohen këtë të premten në mëngjes pasi ekziston “një në një milion shans” që një nga skenat e raketave të Luna 25 të mund të lëshohet aty.
Raketa do të arrijë në orbitën hënore brenda pesë ditësh dhe do të qëndrojë atje nga tre deri në shtatë ditë për të zgjedhur vendin e duhur për t’u ulur.
Anija kozmike do të qëndrojë më pas në Hënë për një vit.
“Për herë të parë në histori, ulja do të bëhet në polin jugor hënor. Deri më tani, të gjithë kanë zbritur në zonën ekuatoriale”, tha zyrtari i lartë i Roscosmos Alexander Blokhin në një intervistë.
Presidenti Vladimir Putin është zotuar ta vazhdojë programin hapësinor të Rusisë pavarësisht sanksioneve.
“Ne udhëhiqemi nga ambicia e të parëve tanë për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive dhe përpjekjeve të jashtme për të na penguar ta bëjmë këtë”, tha Putin në Kozmodromin Vostochny.