Një kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen gjatë muajit gusht në Ekuador u qëllua për vdekje me armë gjatë një takimi elektoral që po zhvillonte me mbështetësit e tij.
Fernando Villavicencio, gjithashtu anëtar i asamblesë kombëtare të Ekuadorit, u sulmua teksa po mbyllte takimin në qytetin verior të Kuitos.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, Villavicencio po hipte në një makinë kur një burrë i doli përpara dhe e qëlloi në kokë 3 herë.
I dyshuari më pas shkëmbeu zjarr me sigurinë e kandidatit për president dhe më vonë vdiq nga plagët e marra.
Presidenti aktual Guillermo Lasso, i cili nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 20 gushtit, shprehu indinjatën e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe u zotua se krimi nuk do të mbetet i pandëshkuar.
Muajin e kaluar, presidenti Lasso shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethimin gjatë natës në tre provinca pas një numri vrasjesh të lidhura me krimin e organizuar.