Përfitimet e bar restoranteve në Tiranë nga fluksi i pazakontë i turistëve të këtij viti, janë të dukshme.

Veçanërisht restorantet që ofrojnë ushqime tradicionale janë më të frekuentuarat.

Në zonën e Bllokut në qendër të kryeqytetit ka disa të tillë.

Pamjet janë marrë në një prej tyre mbrëmjen e kësaj të shtune.

Restoranti është plot brenda dhe jashtë.

Të tjerë, shumica të huaj, presin jashtë në trotuar për një tavolinë.