Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X5 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! ⚠️
🚔 Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj.
🚨 Tani çdo gje eshte kthyer ne normalitet, por shpejtesia sketerre e shoferit (jo e makines – se makina s'ka vendimarrje ne cmenduri) qe perfundoi mbi digen e Liqenit, rrezikon qytetaret por dhe vete te lojturin qe vec bordura e shpetoi nga mbytja ne Liqen! ⚠️
🚔 Bashke me… pic.twitter.com/hVLx9j8ZR2
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 22, 2023