‘Kreativiteti’ ndonjëherë për të bërë biznes është shumë i madh. I tillë është edhe rasti i një të riu i cili futet me kalë në mes të detit në Velipojë, me qëllim që të tërheqë turistët apo pushuesit të bëjnë foto. Fotot me kalë kushtojnë 1000 lekë dhe disa prej pushuesve e favorizojnë, mirëpo ka edhe nga ata që e denoncojnë si të rrezikshëm. Një video ku i riu futet në plazhin e Velipojës ku duken fëmijë të frikësuar ka bërë xhiron e rrjetit, prindër të shqetësuar për të miturit që rrinë në breg kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë rast.

Pamjet janë xhiruar dhe publikuar ne rrjete sociale nga pushuesit.