Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Spitallë të Durrësit dhe u mirëprit nga disa vendas për të pirë kafe. Ai nuk i kurseu as batutat për banorët e zonës.
“Thuaj atyre demokratëve të vijë, se duken ata që janë demokratë . Pse fshiheni ore? Hajde ulu, merri dhe ato demokratët e tjerë. Kam 20 vjet unë, i njoh nga larg, ehu… Hajde hajde, ulu, hajde këtu ti mo.
Sa vjeç është ky? Sillet mirë? Ja keni mësuar atë ‘Rama ik?’ Për kafe jeni vetë, për punë me keni mua.
Bjerini një kafe të gjithëve këtu, se demokratët janë vështirë këto kohë duhet me ju dhënë kafe,”- thotë Rama.