Rreth 500 fëmijë paraqiten çdo javë në pediatrinë e Elbasanit me probleme gastroestinale. Temperaturat e larta, frekuentimi i ambienteve të shumë populluara dhe ushqimet jo të përshtatshme kanë bërë që të vegjlit të paraqesin shqetësime si diarre, të vjella dhe temperaturë.

 “Situata është e qetë, numri i paraqitjeve vijon të jetë i njëjtë si për korrikun dhe për gushtin, ka një mesatare prej 60-70 fëmijësh në ditë, 500 gjatë gjithë javës. Ka fëmijë që vijnë me të vjella, diarre, dhimbje barku”- tha Irena Palloshi, shefe e Shërbimit Pediatrik Elbasan. Mjekët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe sa më shumë lëngje, evitimin e kontaktit me fëmijët të tjerë të sëmurë dhe kujdes të shtuar në plazhe.

“Fëmijët të pinë sa më shumë lëngje, uji, komposto shtëpie, kosin”– tha Irena Palloshi, Shefe e Shërbimit Pediatrik Elbasan. Ndërkohë vijon të jetë i pranishëm virusi i njohur si këmbë duar e gojë i cili prek fëmijët dhe po ashtu është ngjitës në 4 ditët e para të shfaqjes