Rritja e menjëhershme e temperaturave gjatë kësaj jave si dhe shtimi i emigrantëve ka sjellë fluks të lartë pacientësh të vegjël në pediatrinë e spitalit të Lezhës.
Në ditë, paraqiten rreth 60 raste ku pjesa më e madhe e tyre janë nga virozat e stinës, por gjithashtu nuk mungojnë dhe pickimet nga insektet apo peshku i detit.
Po ashtu, mjeku pediatër thotë se gjatë këtyre ditëve ka patur shtim rastesh të fëmijëve të paraqitur me simptoma të lehta të Covid 19, por që kanë qenë menaxhueshme.
Mjeket këshillojnë shmangien e temperaturave të larta sidomos gjatë orëve të drekës, përdorimin sa më shumë të lëngjeve apo rreth 2 litër uji në ditë. Mjeku këshillon prindërit që në ditët e para të temperaturës mund t’i mbajnë nën kontroll me paracetamol apo brufen.