I shkathët, orator, dhe të kujton Obamën në energji, i riu me mbiemrin e veçantë, kështu e përshkruan New York Times.
Tiranapost i ka hedhur nje sy shkrimeve, adresave të tij për të kuptuar më shumë për këtë kandidat që të kujton ëndrrën amerikane.
Ai ka lindur në vitin 1985 në Ohio nga prindër emigrantë hindu.
Që student ka themeluar një kompani me një shok, dhe paska pas të bëjë edhe me Martin Shkrelin, dhe e ka quajtur atë një gjeni dhe gënjeshtar patologjik, por më pas e ka mbrojtur duke thënë se e kanë burgosur pa arsye.
Ramaswamy e filloi fushatën e tij duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një krize identiteti kombëtar të shkaktuar nga ato që ai i quajti “fetë e reja laike si COVID -izmi, klima-izmi dhe ideologjia gjinore”.
Në gusht 2023, Forbes vlerësoi pasurinë e tij në më shumë se 950 milionë dollarë; pasuria e tij vjen nga sipërmarrjet bioteknike dhe financiare.
Ramaswamy e përshkruan veten si pro-jetës, dhe ka thënë se aborti është vrasje.
Ai mbështet ndalimin e abortit gjashtë-javor në nivel shtetëror, me përjashtime për përdhunimin, inçestin dhe rrezikun për jetën e gruas, por kundërshton një ndalim federal.