Bumi i turistëve italianë shoqëruar dhe me pushimet tre ditore të kryeministres italiane Giorgia Meloni me familjen e saj kanë tërhequr vëmendjen e medias italiane dhe jo vetëm.

Në një intervistë për televizionin italian Raiuno, kryeministri Rama tha se Shqipëria dhe Italia kanë shumë për të bërë. ‘Kemi shumë të përbashkëta’ tha Rama interesit të gazetarit për marrëdhënien e tij me Melonin si lidere e partisë “Vëllezërit e Italisë” që udhëheq një koalicion të qendrës së djathtë me “Lega” dhe kristian-demokratët e “Forza Italia” që nga tetori 2022. Nuk mund të anashkalohej incidenti me turistët italianë por dhe rivalitetit turistik mes Italisë e Shqipërisë.

Intervista

Rama: Shkoi shumë mirë. Ajo u kënaq, edhe familja e saj u kënaq. Erdhi me target dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas në shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Shqipërisë e Italisë.

Gazetari: Keni një qasje politike mjaft të kundërt juve me Melonin, ju jeni i majtë ndërsa Meloni anon nga e djathta, po çfarë keni të përbashkët?

Rama: Themi atë që mendojmë, përpos kësaj ndarjet e majtë e djathtë janë të rëndësishme për historinë por kur duhet të merren vendime duhet të jemi konkretë.

Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Rama: Konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Evropë?

Rama: Italia ka qenë gjithnjë – pavarësisht se kush ka qenë në krye të qeverisë – avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet për një riunfikimin të Bashkimit Evropian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak, dhe të gjithë rreth saj bënë një buzëqeshje të madhe, por ajo bëri një mimikë të ashpër. U kthye nga Ambasadori dhe I tha: Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse kjo është e turpshme.

Kryeministria e Italisë së bashku me familjen e saj zgjodhën të bënin pushime në Vlorë nga 14 gusht deri në 18 gusht 2023. Meloni qëndroi në vilën rezidenciale të Kryeministrit Edi Rama, me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Pushimet e familjes kryeministrore tërhoqën vëmendjen jo vetëm të medias italiane por dhe të mediave të tjera të njohura botërore si Reuters, Financial Times.