Një 38-vjeçar ka kryer një vjedhje “të artë” në një hotel në Mykonos, duke marrë para dhe sende me vlerë marramendëse. Mediat greke raportojnë se autori, duke pretenduar se ishte klient i hotelit, ka hyrë në një dhomë dhe ka marrë disa sende me vlerë më shumë se 350 mijë dollarë.
Punonjësit e policisë që po trajtonin rastin arritën të lokalizonin autorin e krimit, i cili po ecte me njërën nga orët luksoze të vjedhura. Policia kontrolloi banesën e tij, ku edhe gjeti sendet e vjedhura. Ndaj autorit është ngritur një kallëzim penal për vjedhje të rëndë.