Mesditën e sotme rreth orës 12:30 pritet që Gjykata e Durrësit të japë masën e sigurisë për dy personat e arrestuar, të akuzuar për vrasjen e 32-vjeçares, Luljeta Preza në Urën e Dajlanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

Dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.