Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Rei Meta ka rrëfyer edhe bisedën e fundit mes tij dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Biseda e fundit mes Armando Meshaut dhe Rei Metës:

Rei Meta i ka folur duke i thënë “Hajde ulu, pimë një kafe”, ndërkohë që ai eshte EKRE përgjigjur me fjalët “ika se kam punë dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe ReiMeta ka shkuar tek interneti. Brenda tek interneti ai ka parë Armandon. i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterët anësorë të internetit, konkretisht nga ana e fasadës dhe deres hyrëse. Është afruar dhe i ka thënë “hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, dhe ai i është përgjigjur me fjalët “Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se “kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur më fjalët “ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë”.

Rei Meta i ka folur sërisht me fjalët “hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim, ndërkohë që pas këtij debati me njëri-tjetrin, shtetasi Rei Meta ka deklaruar se në një moment Armandoja është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Në këtë kushte ai sqaron se i është kundërpërgjigjur instiktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.