Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 33-vjeçarin, Rei Meta, i cili dhunoi për vdekje 55-vjeçarin Armando Meshau.
Togat e zeza kanë lënë në qeli djalin e anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.
Ai akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 7 gushtit në një qendër interneti në afërsi të Gjykatës së Vlorës.
Pas një konflikti mes tyre, viktima goditi me grusht 33-vjeçarin. Ky i fundit duke e goditur disa herë me grushte, që ishin fatale për Armando Meshaun.