Autori i vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar, Klajdi Bitri, është lënë në burg nga autoritet italiane.
Gjykata ka arritur në konkluzionin se autori algjerian, Fatah Melloul, 27-vjeç, nëse do ti përcaktohej arrest shtëpie ashtu siç kishte kërkuar mbrojtja e 27-vjeçarit, rrezikonte të arratisej dhe të përsëriste krimin.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka refuzuar të flasë dhe të jap versionin e tij të ngjarjes.
I riu shqiptar, Klajdi Bitri, u qëllua me një shtizë peshkimi nga Fatah Malloul nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë shoku i tij.
Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes, por u ndalua nga policia katër orë më vonë.