Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamje nga Velipoja.

Sipas tij Velipoja është xhevahiri i plazheve të veriut dhe po kalon një sezon fantastik për nga pushesit dhe pastërtia e bregdetit.

Shqipëria këtë sezon ka përjetuar një bum të jashtëzakonshëm turistik, duke tejkaluar të gjithë parashikimet.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me energjinë e mirë që vjen nga Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut që po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit dhe pastërtia e bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë