I ngarkuari i ardhshëm me punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, mdihmës sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës sekretarja në detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.
Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
Kjo bëhet me dije nga Ambasada amerikane në Tiranë.