Një simptomë e re COVID-i të gjatë është zbuluar nga shkencëtarët. Zbulimi vjen pasi një tjetër variant i ri COVID-i i quajtur Eris po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar. Simptoma bën fjalë për një gjendje, të njohur si akrocianozë, e cila zakonisht shfaqet në duar dhe këmbë, por mund të shfaqet edhe në hundë dhe veshë.
Ndodh kur nuk ka oksigjen të mjaftueshëm në gjak në atë pjesë të trupit, ose kur keni qarkullim të dobët të gjakut. Gjendja nuk është e dëmshme, thotë NHS. Pacientët që e përjetojnë këtë mund të mos jenë të vetëdijshëm se mund të jetë një simptomë e COVID-it të gjatë dhe disautonomisë dhe mund të ndihen të shqetësuar për atë që po shohin, thonë ekspertët për “The Sun”. Zyrtarët e OBSH-së thonë se nuk ka asnjë sugjerim që nënvarianti po shkakton sëmundje më të rëndë, por është më ngjitëse.