Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Danimarkë së bashku me gruan e tij Olena. Këtë e raporton televizioni kombëtar danez.

Zelensky zbarkoi në bazën ushtarake Skrydstrup, ku janë vendosur avionët danezë F-16. Lideri i Kievit do të takohet me krerët e qeverisë në Kopenhagë.