Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nëse Rusia arrin të marrë Ukrainën, do të kenë të njëjtin fa edhe bvendet e tjera fqinje të Kremlinit. Ai shtoi se ky skenar do të sjellë dhimbje dhe vuajtje për shtetet e tjera evropiane, sidoqoftë ai garantoi se Rusia nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse Ukraina do të qëndrojë e fortë para armikut.

“Të gjitha vendet fqinje të Rusisë janë në rrezik nëse Ukraina humbet”, tha Zelensky në fjalimin e tij në Parlamentin e Danimarkës.

Sipas disa mediave greke, Zelensky pritet sot në Greqi, ku duhet të marrë pjesë në darkën joformale me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë.