Përmes një postimi në Telegram, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi se ka vizituar Suedinë duke takuar mbretin dhe mbretëreshën, kryeministrin, presidentin dhe krerët e palëve.

Ai ka falenderuar Suedinë për mbështetjen e saj që ka dhënë ndaj Ukrainës në luftën me Rusinë, e cila ka kërkuar liri dhe pavarësi në vendin e pushtuar. Gjithashtu ka falenderuar edhe për mbështetjen e plotë të Suedisë ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“Vizitë pune me Zonjën e Parë në Suedi. Takime me Kryeministrin Ulf Kristersson , Mbretin Carl XVI, Mbretëreshën Silvia, Presidentin Andreas Norlén dhe krerët e palëve. Dëshiroj të falenderoj personalisht Suedinë që ka mbështetur luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi në Telegram Zelensky.