Gjatë intervistës për ABC Neës, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit që pritet të mbahen 24 Shtator. Deputeti theksoi se PD i ka bërë një ftesë të hapur dhe të sinqertë Foltores për të dalë me një kandidat të përbashkët.
“PD ka bërë ofertë të hapur, të sinqertë dhe të përsëritur pjesës tjetër të ndarë të demokratëve dhe të bëjmë çdo përpjekje dhe mundësi për të shkuar me një kandidat të përbashkët në bashkinë e Kukësit. Kjo do të maksimalizonte shanset për ta fituar bashkinë. Feedback-u ka qenë negativ.
Reagimi i menjëhershëm i zotit Berisha, pasi ishte i gatshëm që më parë të bënte koalicion me Taulant Ballën sesa me Lulzim Bashën, i jep shumë pak optimizëm dhe shpresë finalizimit pozitiv të kësaj përpjekjeje. Megjithatë, ende ka kohë dhe ftoj të gjithë drejtuesit e PD Kukës që të eksplorojnë çdo lloj mundësie që të paktën të bashkojnë votën e demokratëve.“, theksoi Çollaku.