Greqia vijon të jetë në luftë me zjarret, ku vetëm ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.
Në lidhje me ngjarjen dy punëtorë shqiptarë i thanë BBC-së se nëse helikopterët do të kishin mbërritur në kohë do të kishin mundur të shuanin zjarrin.
Rreth mesditës së martës një zjarr i dytë i madh ka rënë në krahun e kundërt të autostradës në fshatin Fyli. Gjysmë ore më vonë banorët morën një mesazh në celular nga numri i urgjencës 112, ku njoftohen për evakuim të zonës.