Zjarri pranë landfillit të inceneratorit të Elbasanit është shuar. Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia e Elbasanit, nëpërmjet një reagimi për qytetarët.
Përpos falënderimeve ndaj shërbimeve që bënë të mundur shuarjen e flakëve, gjendet dhe paragraf kushtuar atyre që shpeshherë kritikojnë inceneratorin. Në reagim shkruhet se për ata që e shohin këtë projekt si gogol, u thuhet se pa inceneratorin, sot kodrat e Elbasanit do të ishin të mbushura me plehra.
Bashkia: Pas një angazhimi maksimal te gjithanshem, brenda disa orëve, u bë e mundur fikja e zjarrit në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit.
Bashkia e Elbasan falenderon të gjitha bashkitë që ndihmuan me mjete zjarrfikëse dhe me punonjës, po edhe forcat e ushtrisë gjithashtu per dedikimin e tyre mbreselenes. Ata jane vertete heronjte e kesaj vere, ku kane kufizuar deme te medha me perkushtim e profesionalizem.
Zjarri u shfaq rreth orës 17:00 të së shtunës në landfillin pranë Impiantit të Trajtimit të Mbjetjeve Urbane në Elbasan. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipit zjarrfikës të Elbasanit me 5 mjete dhe 20 efektivë, flakët morën përmasa të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë. Ekipi yne i Emergjencave dhe punonjës të Agjencisë së Shërbimeve Publike u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa u kërkua edhe ndihmë nga bashkitë e tjera për menaxhimin e situatës. 15 mjete zjarrfikëse dhe 70 punonjës nga bashkitë Elbasan, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cerrik, Belsh dhe Peqin punuan gjatë gjithë natës dhe situata në landfillin e Elbasanit u vu në kontroll.
Forcat e mirestervitura te ushtrisë me dy mjete zjarrfikëse, dy makineri të rënda dhe 10 efektivë ishin gjithashtu një ndihmë e pazevendesueshme në këtë situatë emergjente. Sot paradite zjarri eshte shuar totalisht. Paraprakisht kryesorja mbetet pista e një zjarri të qëllimshëm, për të cilën organet e policisë dhe prokurorisë kanë nisur tashmë hetimet.
Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan, i njohur me emrin inceneratori, trajton cdo rreth 90 tonë mbetje ndërkohë që grumbullimi i mbetjeve në të 7 bashkitë e qarkut dhe puna gjithnje e me e mire e bashkive per pastrimin, ben qe ngarkesa e pergjithshme t’i kaloje 90 tonë në ditë. Duhet pasur parasysh edhe fakti se per te mbeshtetur Bashkin e Rrogozhines ne daljen nga trashegimia katastrofike e landfillit qe deri vjet behej lajm rregullisht per ndotjen e tij skandaloze, ne Impiantin tone ne i kemi hapur dyert edhe asaj bashkie fqinje jashte qarkut tone.
Kjo ka bërë që landfilli yne të ketë një ngarkese te madhe, ndaj edhe Bashkia e Elbasanit po punon me nje projekt te domosdoshem, qe ne bashkepunim me bashkite e tjera, te zgjeroje kapacitetin prites te mbetjeve, konform të gjitha kushteve higjeno-sanitare për të përballuar sasinë e mbetjeve që grumbullohen çdo ditë dhe nuk hidhen me ne landfille primitive te seciles bashki, sic ndodhte deri dje.
Ndarja e mbetjeve ne burim, krijimi i stacioneve të kompostimit dhe si perfundim, selektimi i mbetjeve qe transferohen në incenerator vetëm per eliminim te plote sot eshte sfida jone e re e perbashket. Kjo do të bëjë të mundur uljen e kapacitetit të mbetjve në landfillin e vetem te Elbasanit, zhvillimin e ekonomise qarkulluese dhe industrise se riciklimit, rritjen e pastertise ne cdo komunitet urban apo rural, po edhe shmangien e defekteve që ndodhin sot gjatë punës së inceneratorit për shkak të futjes ne sistemin e djegies te materialeve të ngurta ne kundershtim me kriteret teknike.
Atyre qe vazhdojne merren me inceneratorin si gogol, u them vetem kaq: Pa Impiantin e Perpunimit te Mbetjeve, dmth pa inceneratorin, sot do kishim shtate fusha me kodra plehrash ne keto shtate bashki dhe Elbasani do kishte nje mal te madh nen rene e zeze te tre dekadave qe lame pas!