Konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin. Disa nga shenjat që tregojnë se po abuzoni me sheqerin:
1. Ndjeheni të uritur gjatë gjithë kohës: Niveli i lartë i sheqerit në gjak pengon përthithjen e glukozës, si rrjedhojë trupi nuk prodhon energji dhe ndiheni vazhdimisht të uritur.
2. Jeni vazhdimisht të lodhur: Ju ndodh të ndiheni vazhdimisht të rraskapitur edhe pse nuk bëni ndonjë punë të lodhshme fizike ose mendore ? Duhet të kontrolloni regjimin tuaj ushqimor pasi niveli i lartë i sheqerit në gjak çekuilibron përthithjen normale të glukozës dhe ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe pa fuqi.
3. Urinim i shpeshtë: Një ndër shenjat kryesore që tregojnë praninë e infeksionit urinar tek trupi i njeriut është urinimi i shpeshtë. Por edhe pse urinimi është mënyra më e mirë për të larguar toksinat dhe lëngjet e panevojshme, jo gjithmonë është shenjë e një trupi të shëndetshëm. Niveli i lartë i sheqerit në gjak pengon veshkat të marrin lëngun intracellular dhe si pasojë keni urinim më të shpeshtë.
4.Etje dhe gojë e thatë: Në qoftë se keni vazhdimisht etje dhe ndjeni gojën të thatë, duhet t’i kushtoni rëndësi hidratimit, pasi jeni duke humbur lëngje.
5. Vështirësi për të rënë në peshë: Dihet tanimë që abuzimi me sheqerin është një ndër faktorët që rrit rrezikun e obezitetit dhe vështirën rënien nga pesha. Sheqeri i shtuar shton kalori pasi nuk përmban proteina ose fibra dhe nuk ju ngop.