Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Punimet e Asamblesë pritet të nisin në orën 16:30. Mbledhja pritet me interes edhe për shkak të zërave për ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat nuk janë mohuar asnjëherë nga krerët e selisë rozë.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”, tha Rama në mbledhjen e zgjeruar të kabinetit qeveritar në Tepelenë më 28 korrik.

Kujtojmë gjithashtu se teksa u pyet lidhur me ndryshimet në qeveri gjatë një konferencë për mediat, Rama u përgjigj javën e shkuar se do të duhet që të presim mbledhjen e asamblesë.