Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë ku është përplasur një mjet me furgonin.

Si pasojë e përplasjes është lënduar një person i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.