Në Shkodër ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në vite si dhe për pastrimin nga mbetjet.
Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim pasi sipas tij Shkodrës i ka hije të jetë më e pastër.
Rama ka publikuar pamje nga puna e përditshme e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe policisë bashkiake për largimin e kioskave.
“Thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije, në mbështetje edhe të Bashkisë dhe Benetit, që me përkushtim të admirueshëm po punon çdo ditë për heqjen e kioskave e spostimin e shitësve ambulant vend e pa vend”, shkruan Rama.