Pentagoni ka ngritur alarmin se armët dhe municionet që ushtarët amerikanë po lëvizin nëpër Evropë dhe po i transferojnë në Ukrainë rrezikojnë të humbasin ose vidhen sepse masat e sigurisë nuk po respektohen vazhdimisht.

Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, Pentagoni vë re mungesën e theksuar të sigurisë gjatë transportit të armëve, sidomos në disa zona pranë Polonisë. Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, vetëm SHBA-ja i ka dhënë Kievit më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë.

Disa pajisje ushtarake të dhuruara, fillimisht dërgohen nga SHBA në portet ajrore dhe detare në Evropë. Furnizimet e tjera vijnë direkt nga objektet ushtarake amerikane.

Anëtarët e shërbimit amerikan i transportojnë në depot në krahun lindor të NATO-s, ku transferohet në kamionë dhe trena ukrainas.