Analisti Frrok Çupi ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, e cila ka çuar pas hekurave shumë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të përfshirë në afera korruptive, si dhe situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Çupi bëri me dije se SPAK po përgatitet të marrë të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Meta.

Mes të tjerash, ai zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar vajzën e tij në Gjermani, teksa djalit Shkëlzenit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore. Madje gazetari i njohur Çupi ka treguar se si do të dorëzohen vilat, tokat e dyshes Meta-Berisha në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëz, Kepi i Rodonit, Tale dhe Shëngjin.

-Zoti Çupi, ofensiva dhe arrestimet e fundit të SPAK duket se kanë tmerruar çiftin Berisha-Meta, të cilët thuajse çdo dite sulmojnë Prokurorinë Speciale. Keni një koment dhe pse ata janë në alarm?

Në këtë jetë alarmet vijnë me radhë: Kur vihet në alarm viktima, xhelati bën festë dhe nuk e mendon se një ditë i vjen radha për alarm. Kështu ka ndodhur tre dekada nga jeta e popullit tonë, kur populli ishte viktimë; Berisha ( shto Metën) ndodheshin në pultin e dhunës mbi popullin dhe gëzonin. Tani ka ardhur radha kur populli të jetë i lirë prej tyre dhe dhunuesit në alarm. Kaq e thjeshtë është kjo që po ndodh. Është hera e parë që njeriu në këtë vend të jetë i lirë nga pushteti i vet dhe tirania. Sa do të zgjasë alarmi i tyre para burgut?

Ka dy matës për tmerrin që po përjetojnë nga hakmarrja e ligjit: Masa e parë është frika. Këta po vdesin nga frika se kur do të trokasë dera e t’i thërrasë policia. Deri tani i kanë sistemuar gjërat, vajzën e ka dërguar në Gjermani, djalit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore; mbesat dhe nipërit i ka degdisur nëpër botë. Ndërsa ata që mbajnë në duar ( me firma) pasurinë e tij, i ka larguar nga vendi.

Mendon se vetëm me Lirinë nëpër këmbë do të shpëtojë nga krimet që ka kryer. Të gjithë dhunuesit e popujve kanë lënë disa shënime se çfarë tmerri kanë kaluar duke pritur të dëgjojnë prangat. Millosheviçi i Serbisë, psh., ra në depresion dhe iu drejtua Moskës që t’i mbrojë Mirën dhe djalin. Mira vetë u bë kryetare partie si Monika këtu. Edhe Sadami, nga frika e viktimës bëri një vrimë në thellësi e hëngri dheun e tokës. Ja kështu po ndodh me këta. Nuk i shikoni si janë fytyrat e tyre, si dheu. Këta presin tu burgosin fëmijët që i mësuan të grabisin pasurinë e popullit. Pastaj shkojnë te vendi Saliu dhe Iliri. Masa e dyte: këta kanë për të paguar shumë.

Ne nuk mund të flasim se me sa vite burg do t’i lajnë mëkatet; burgu tani është gjëja më e vogël para krimeve të kryera. Ne mund të flasim për gropën e madhe që do të lënë ditën kur të mos jenë më. Aty ku kishin fshehur këta pasurinë, aty do të krijohet një krater i madh… Po flas me alegori. Por realiteti është se këta nuk kushtojnë asgjë më për njerëzit këtu. Tani kushton pasuria e vjedhur që këta nuk po e tregojnë dhe po e fshehin sa me emrin e njërit edhe të tjetrit.

-A ka mjaftueshëm SPAK prova për të çuar pas hekurave Ilir Metën dhe Sali Berishën?

Më duket i mençur durimi që po dëshmon SPAK-u duke mos u nxituar me ta. Por nuk nxitohet SPAK sepse nuk nxitohet Amerika… E ç’i duam Saliun me Ilirin në qoftë se këta na marrin pasurinë atje në ferr? Në organet tona të Hetimit kanë mbërritur edhe dosjet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat tani po qepen për t’ u ekzekutuar në një ditë të afërt.

Atë ditë do të mahniten të gjithë, atë ditë do të dorëzohen vilat, tokat në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëzi, Kepi i Rodonit, Tale, Shëngjin… Vetëm në Tropojë dhe në Skrapar nuk kanë vjedhur gjë…, çfarë të vjedhin atje, gurë? Në radhën e të dyve, me sa duket, i pari do të thërritet i pandehur Meta… Ky nuk ka nevojë as për leje për imunitet.

-Të hënën mblidhet Asambleja e PS. A mendoni se do të ketë ndryshime në qeveri?

Ndryshimet ndodhin gjithnjë në themelet e gjësë, pastaj duken në fasadën e pallatit. Po e marrim qeverinë si një pallat të ngritur mbi themele. Në substancën e qeverisjes kanë ndodhur ndryshme vërtet të mëdha: Shqipëria është kthyer në një atraksion të vërtetë të turizmit europian dhe botëror. Ky ishte një vit surprizë, kur turizmi as është njohur në vendin tonë.

Diskutimi më i lartë i qeverisjes në vitin 2013 ishte ky: “ Ti mbyllim e si ti mbyllim ujërat e zeza në plazhin e Golemit?”. Po sot?… Sot zbresin në Rinas rreth 200 avionë në ditë mbushur me turistë. Vetëm këtë verë llogaritet që nga turizmi u xhiruan rreth 4 miliardë euro në vendin tonë. Sot na duhet të ruajmë dhe shtojmë kapacitetet për vitet që vijnë. Shqipëria është kthyer në një vend ku jetohet bukur, këndshëm, lirë dhe miqësisht….

A nuk u dashka bërë ndryshim në qeveri me qëllim që turizmit ti përgjigjet shteti me kapacitete me të mëdha qeverisjeje? Kështu po ndodh në fushën e ekonomisë dhe të diplomacisë. Po vjen nafta e Shpiragut, e cila duket me perspektivë të madhe. A nuk do ky zhvillim ndryshime në qeveri. Po përjetojmë zhvillime në fushën e diplomacisë, që nga Këshilli i Sigurimit e deri te fqinjët tanë… A nuk do kjo ndryshime në qeverisje? Sigurisht, të gjitha kolonat e shtetit kërkojnë energji të reja.

-Ndërkohë Fatos Nano, themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste këto ditë ndodhet në një gjendje shëndetësore të rëndë. A keni një koment për këtë personalitet?

E para, uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë. E keqja për Fatos Nanon nuk është as e re, as e papërballueshme. Fatos Nano duhej të kishte vdekur dhjetë herë nga dhuna dhe burgjet e Sali Berishës. U burgos në ato qeli të tmerrshme ku të hante pleviti dhe pisllëku, u burgos si kundërshtar politik dhe u shpall nga Perëndimi si ‘i burgosur politik në Demokraci’. U ndoq për t’u vrarë. U akuzua siç di të akuzojë prostituta politike, Sali Berisha….

I vunë hekurat dhe e dënuan 11 vjet burgim me akuzën ‘vjedhje për llogari të të tretit’. Domethënë Fatos Nano kishte vjedhur që atëherë për llogari të Shkëlzen e Argita Berishës, që ishin ende adoleshentë. Por Fatosi mbijetoi. Madje, kur u bë kryeministër, në vitin 1998, mori për dore xhelatin e tij Berisha dhe e dërgoi në sheshin e Flamurit, Vlorë.

Aty Salës i ra të fikët nga frika se si ndodhej mes kufomave që kishte krijuar vetë. Të gjithë vlonjatët i dukeshin kufoma që lëviznin. Fatos Nano është personaliteti i pangjashëm politik që një shtet të tipit Fashist e uli përtokë dhe e bëri pushtet human. Pushteti i Berishës ishte makinë vrasëse për popullin, Nano bëri që t’i kthehet shpresa njerëzore… Nuk ka rast të tillë bota që para 2000 vjetësh.

-Si e shikoni mbështetjen që po jep Berisha ndaj Fredi Beleri, i burgosur për blerje votash në Himarë?

Nuk ka pritur kurrë që mund të ndodhte ndryshe. Berisha bën më të keqen për vendin e tij, ai është një e keqe e lindur për gjithçka ka qenë dhe është në dobi të vendit tonë. E nisi me djegien e uzinave, fabrikave, fermave, shkollave…, që në vitin 1991. Pastaj me shpërthime në linjat e tensionit të lartë, ku la pa energji e në të ftohtë, me muaj të tërë, masa të tëra njerëzore. Pastaj vrau 3800 vetë vetëm pse dyshoi se po i merrnin pushtetin…

E pse qenka çudi që ky tani mban anën e një eksponenti të organizatës MAVI në lëvizjen ekstremiste terroriste greke me emrin Vorio Epiri? Berisha do të mbajë anën e cilitdo që tenton të pushtojë Shqipërinë, që tenton të trazojë paqen dhe qetësinë, që e çon vendin prapa në luftë. Kësaj here duket edhe një lidhje e Berishës me vrasësit e ushtarakëve shqiptarë në kufirin me Greqinë në mars 1994.

Ai atëherë ishte president dhe Fred Beleri ishte vrasësi i ushtarakëve. Tani bëhen një kundër interesave të vendit. Berisha ka edhe një problem tjetër në Himarë: Atje, e bija, kishte grabitur sipërfaqe të mëdha toke bregdetare. Po dalin krimet mbi ujërat e Himarës.

-Po thirrjet e Berishës për protesta si te duken? A ka ai potencial për t’i venë zjarrin Shqipërisë dhe rrezoje qeverinë siç premton?

Nuk ka më thirrje Sali Berisha… Nuk ka më as zë. Një mbetje e dhunës së tij që bën sikur lëviz nëpër rrugët ku ushtroi pushtetin e pistë. As në atë zyrën që rrëmbeu me hunj e me zjarr, nuk shkon më shuma se disa minuta në javë. I kanë rënë p…. bregut të Lanës. Çuditem se si ka edhe njerëz normalë, ose edhe medie që i referohen e thonë “çfarë do të bëjë Berisha? A do të fitojë Berisha”? Tani ka për detyrë vetëm të dorëzojë pasurinë e vjedhur.