Real Madrid's head coach Zinedine Zidane reacts during the Champions League, round of 16, second leg soccer match between Atalanta and Real Madrid at the Alfredo di Stefano stadium in Madrid, Spain, Tuesday, March 16, 2021. (AP Photo/Bernat Armangue)

Zinedin Zidan u largua nga drejtimi i Real Madridit dy vjet më pare dhe që atëherë ish-futbollisti francez ka marrë oferta të shumta nga e gjithë bota. Mirëpo Zizu në 20 muajt e fundit i ka rezistuar kontratave të pasura, pasi është në pritje të ofertës së duhur dhe një projekti që mund ta drejtojë nga e para. Duke qenë se nuk ekzistonte një opsion i tillë, asi i njohur ka kohë që është me pushime, por së shpejti mund t’i rikthehet punës.

Gjegjësisht, siç raportojnë mediat franceze, Fondi nga Arabia Saudite duan të blejnë Olimpik Marsejën nga Frank Mekkourt dhe të vendosin Zinedin Zidanin, në krye të shtabit teknik. Marrëveshja është ende shumë larg pasi amerikani është një “negociator i vështirë” dhe për momentin nuk duket se ai ka ndonjë qëllim të shesë Marsejën. Megjithatë, një rol të madh në të gjithë marrëveshjen mund të luajnë tifozët olimpik, të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e viteve të fundit.

Sigurisht, sauditët mund të “blejnë” tifozët me para, domethënë mund të premtojnë investime të mëdha në Marsejë. Plani është që gjiganti francez të marrë fonde të mëdha, siç ndodhi me Njukasëll një vit e gjysmë më parë, dhe kështu të bëhet konkurrues në Evropë, por edhe t’i japë fund dominimit të Paris Sen Zhermenit në Ligën 1.

Sipas mediave vendase, Zidani dyshohet se u ka premtuar sauditëve se nëse bëhet blerja e Marsejës, do ta pranojë ofertën dhe do të marrë gjigantin nga “Velodrome”. Interesant është fakti se nëse Zidani përfundon në stolin e kësaj skuadre, do të jetë kontakti i tij i parë me klubin nga vendlindja, pasi gjatë karrierës së tij, si lojtar ai nuk u paraqit asnjëherë për Olimpik Marsejën.