Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur gezimin e tij për Kombëtaren tonë pas barazimit historik në Pragë me Republikën Çeke.

Duka ka falenderuar lojtarët për atë që dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho si dhe mijëra tifozët që ishin prezent në stadium duke mbështetur “Kombëtaren e zemrës”. Kreu i FSHF thotë se djemtë tanë na emocionuan lojën, paraqitjen e tyre dinjitoze dhe rastet e krijuara, por “nuk është koha për të festuar ende”.

Shqipëria ka edhe “katër finale” në lojë, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo e radhës ndaj Polonisë, të dielen e 10 shtatorit në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për “të vetmen ëndërr” që të gjithë kemi: Kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.