Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se në Shkup pjesa më e madhe e bisedave ishte për marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe atë që ata mund të kërkojnë nga Brukseli sidomos ta mbajë fjalën për antarësimin në vitin 2030.
Vuçiç ka deklaruar se në Shkup nuk pati debate dhe zënka të mëdha ne tryezen ku Kosovën e përfaqësonte homologia Vjosa Osmani pasi problemet u lanë për të enjten në Bruksel. Për takimin me Kurtin në Bruksel Vuçiç tha se do të jetë i vështirë ndërsa serbët nuk presin asgjë të mire. “Disa kanë më shumë entuziazëm, disa më pak. Sido që të jetë, sot ka qenë një diskutim shumë i drejtë dhe konstruktiv.

Nuk ka pasur debate dhe grindje të mëdha, pasi ne dhe Kosova i kemi lënë problemet tona për në Bruksel. Pres që takimi i se enjtes të jetë i vështirë sepse atje do te flasim me Albin Kurtin, dhe me përfaqësuesit e BE-se të cilët mbështesin pavarësinë e Kosovës.” Sot më shumë u fol për marrëdhëniet e vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, sesa për çdo gjë tjetër, shtoi presidenti Vuçiç
“Ne diskutuam se çfarë mund të kërkojmë nga iniciativat e ndryshme roaming drejt Evropës, deri tek vendosja e “linjave të gjelbra” dhe tregu i përbashkët rajonal.

Ne të gjithë duam qe sa më shpejt që të jetë e mundur për t’u bërë anëtare e BE, dmth të arrijmë anëtarësimin më së voni deri në vitin 2030.” Vuçiç tha se për çështjen e sanksioneve ndaj Rusise, Serbia vendos vetë si shtet sovran dhe se në këtë aspekt dallon nga Kosova. Me këtë deklaratë Vucic ju kundërpërgjigj kryeministrit Kurti, i cili ka thënë për median estoneze se “është e pamundur që Serbia te ndahet nga Rusia pa kamxhik”.