Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të shkurtojë buxhetin e tij vitin e ardhshëm me rreth 13%.

“Ne jemi thellësisht dhe seriozisht të shqetësuar për ndikimin që do të ketë reduktimi i ndihmave humanitare te njerëzit që jetojnë në mes të konfliktit dhe dhunës,” tha kreu i Kryqit të Kuq, Robert Mardini për gazetarët. Buxheti i vitit 2024 për Kryqin e Kuq do të jetë 2.1 miliardë franga zvicerane, duke rezultuar në 270 shkurtime shtesë të vendeve të punës në selinë qendrore në Gjenevë.

Kujtojmë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është një nga organizatat kryesore humanitare në botë. Bordi i drejtorëve të KNKK-së është gjithashtu një organizatë që punëson 20,000 njerëz në më shumë se 100 vende.