Ardian Visha, avokati mbrojtës i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj ka renditur katër arsyet se përse ai nuk duhet të ekstradohet në Hagë. Së pari sipas tij çështja ka natyrë politike, së dyti sepse mungon në fashikull një shkresë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Kosovës, së treti sepse kërkohet ekstradimi i Goxhajt drejt Holandës, dhe Shqipëria nuk e ka një marrëveshje të tillë. Së katërti sepse vepra që i adresohet Goxhajt është e papërcaktuar pse është penale.

“Si mbrotje kemi ngritur katër çështje për të cilat veçmas dhe së bashku aq më shumë do të duhej ti ishte dhënë fund këtij procesi dhe të lirohej Dritani. E para që është shumë e rëndësishme është ajo e natyrës politike.

Kur ka një natyrë politike çështja madje kur është e lidhur me një çështje që ka natryrë politike thotë marrëveshja e esktradimit që kemi me Kosovës nuk lejohet ekstradimi. A ka një natyrë politike ky kazus? Kjo është një pikëpyetje që far thjeshtë i jepni përgjigje si media pasi e njihni si përmbajtjen edhe derivimin e kësja përmbajtje për shkak të vëmendjesqë ka çdo shqipta rnë zhvillimet që po ndodhin në Hagë. Përkrahjen që po ju jepet moralisht luftëtarëve të UÇK dhe udhëheqjes së asaj lëvizje në qëndresën e tyre të ligjshme dhe të drejtë. Kështuqë natyra politike e çështjes për ne ishte momenti i parë që ne ngritëm si shkak i refuzimit të ekstradimit.

Momenti i dytë për shkak se mungon në fashikull një shkresë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Kosovës. Një fashikull ekstradimi duhet të ketë patjetër një kërkesë të firmosur nga autoriteti qendror që është ministri i Drejtësisë. Fashikulli përmban vetëm kërkesë ekstrdimi të gjykatës speciale. Ky moment formal është i rëndësishëm dhe ka domethënien e vetë refuzuese në një process ekstradimi të Goxhajt.

Momenti i tretë është se Dritani kërkohet të esktradohet drejt Holandës dhe jo drejt Kosovës. Ka një parim që është e drejta e trullit. Dhe individi që premtohet për tu dërguar në vendin kërkues do duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vend ii cili për kosovën ne si rep e Shqipërisë e kemi të përcaktuar. Nuk është Holanda territor i Kosovës. Shqipëria nuk ekstradon shtetas të saj në Holandë.

Momenti i katërt është ai që quhet kriminalizim i dyfishtë. Vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale, pse përbën fakt penal publikimi i tij i bërë në facebook. Më e rëndësishme është se gjykata që e kërkon nuk ka kompetencë lëndore e as tokësore për këtë vepër. Gjykata e Hagës ka një juridiksion lëndor të kufizuar për vepra të caktuara të kodit penal dhe vetëm për një periudhë kohore të përcaktuar. Për të katër këto momente duhet të kishim një reagim të prokurorit. Një moment tjetër i rëndësishmë një prokuror i Hagës ishte prezdent. Tha se është në cilësi vëzhgimi. Gjykata refuzon pjesëmarrjen e familjarëve dhe lejon si të thuash prokurorinë”, tha Visha.