Një ditë pasi Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryetari Lulzim Basha, shkarkoi Gazment Bardhi, ky i fundit nisi përpjekjet në formën e tij për të bashkuar demokratët, duke thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës. Por kjo e lëvizje e Gazment Bardhit, sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, Fitim Zekthit, është në funksion të Foltores.

I ftuar në Report Tv, Zekthi u shpreh se Gazment Bardhi po bën veprime absurde e se lëvizjet e tij kërkojnë që të legjitimojnë Foltoren. Sipas Zekthit, Bardhi nuk u shkarkua, por dje nga Kuvendi Kombëtar u kryen ndryshime, dhe fakti që kryetari do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar është një korrigjim që duhej berë.

‘Nuk është shkarkuar asnjë dje nga Kuvendi. Dje Kuvendi ka miratuar ndryshime statutore. Janë procedura normal e politike. Sa i takon faktit që kryetari do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar është një korrigjim një rregullim që duhej. Është ndjekur një logjikë e saktë. Kryetari i partisë në opozitë drejton grupin parlamentar. Bardhi ka hyrë në një rrugë të palogjikshme politike. Kur dikush nuk bie dakord me diçka Ai po sajon mbledhje dhe bën mbledhje. Bardhi duhet të respektojnë isntitucionet dhe jo të bëjë si ti teket. Është një strukturë ekzekutive nuk ka asnjë të drejtë. Është një gjë absurde e palogjikshme. Si e thërriska kryetari i grupit parlamentar mbledhjen e grupeve të tjera. Po bën veprime të palogjikshme dhe absurde por s’mund të jenë veprime që kanë të bëjnë me opozitën. Bëhet të legjitimojë lëvizjen politike të Foltores.’- tha Zekthi.

Zekthi e konsideroi si të jashtëzakonshëm Kuvendin Kombëtar të PD-së një ditë më parë, e shtoi se ndryshimet në statut kanë formësuar një parti të djathtë konservatore. Duke u ndalur tek fakti se kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse largohet, Zekthi tha se një gjë e tillë nuk parashikohet në asnjë statut.

‘Ishte një përpjekje gjatë gushtit për të formësuar një statut të ri të PD-së dhe një partie më të vërtetë demokratike dhe të qendrës së djathtë konservatore që këto vlera të mëshirohen. Besoj se to jemi në pikë që mund të themi se kemi për herë të parë në Shqipëri një parti me piketa ideologjike të dukshme të prekshme për gjithë kënd. Mbrojta e vlerave qendrës konservatore, për herë të parë në Shqipëri kemi një parti të djathtë konservatore. Pjesëmarrja në kuvend ishte e jashtëzakonshme. Statuti i mëparshëm i përfshinte në mënyrë të paqartë. Statuti i ri ka kufizuar kompetencat e kryetarit të PD. Ka marrë më shumë kompetenca kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Po ashtu edhe degët e partisë kanë marrë më shumë kompetenca. Kemi një ndarje të qartë të pushteteve. Në asnjë statut të partive politike, nuk e kanë në statut që kryetari ikën kur humb zgjedhjet. Dorëheqja është çështje kulture politike dhe ne këtë duam të imponojmë. Nuk duhet ta sanksionojmë.’- tha Zekthi.

Lulzim Basha mblodhi dje (2 shtator) Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.