Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se çdo vendim i tij ndaj Sali Berishës, të cilin e quajti non grata, e ka marrë në funksion të së ardhmes së PD-së.

Basha u shpreh se po të kishin vazhduar të bashkuar, PD do të kishte rikuperuar diferencën elektorale.

Ndërsa shtoi se në ndërgjegjen e Sali Berishën peshon mëkati që “privoi demokratët nga fitorja e zgjedhjeve vendore dhe vazhdon të mbajë peng aspiratat e tyre demokratëve për pazaret e veta”.

“Çdo vendimi i imi, qëndrim i imi për non gratën, çdo hap që kam hedhur në këto dy vite që nga vendimi për ta pezulluar nga grupi parlamentar ish kryetarin e kësaj partie, e deri tek dorëheqja ime për ti dhënë një shans pajtimit kanë qenë që të gjitha në funksion të së ardhmes së të PD-së, fitores së saj, krah aleatëve tanë të SHBA-së dhe BE, kundër një pushteti të çimentuar në krim dhe korrupsion galopant.

Miqtë e mi nuk ka dyshim se po të kishim vazhduar të bashkuar, PD do të kishte rikuperuar diferencën elektorale.

Në ndërgjegjen e Sali Berishën peshon mëkati që për hallin e tij që nuk ia shkaktuam ne, as nuk e kishim ne në dorë për të zgjidhur, privoi demokratët nga fitorja e zgjedhjeve vendore dhe vazhdon të mbajë peng aspiratat e tyre demokratëve për pazaret e veta.

Pas kësaj furie shkatërrimtare nga klasa e vjetër politike kjo parti ia doli të mbijetojë falë rezistencës tuaj, falë këmbëngulës suaj, që jeni të pranishëm në këtë sallë”, deklaroi Basha.