Një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE) ka njoftuar se blloku mund të ndalojë shitjen e telefonave iPhone12 të kompanisë Apple në nëse asnjë anëtar i BE-së nuk kundërshton vendimin e Francës për të ndaluar shitjet për shkak të rrezatimit të lartë.
Duke folur para gazetarëve në konferencën e përditshme të Komisionit Evropian, zëdhënësja për tregun e brendshëm të BE-së, Sonya Gospodinova, tha se organi ekzekutiv i BE-së dhe shtetet anëtare morën të mërkurën njoftimin e Francës për pezullimin e përkohshëm të shitjes së pajisjeve iPhone 12.
Ajo tha se Parisi ndoqi një procedurë të vendosur nga legjislacioni i BE-së për pajisjet radio dhe “shtetet anëtare të BE-së tani kanë tre muaj për të vlerësuar” ankesën.
“Komisioni Evropian aktualisht është në pritje të reagimeve të shteteve anëtare”, tha ajo, duke shtuar se do të merren masa pas reagimeve.
Dje, sekretari i Shtetit i Belgjikës për Digjitalizimin, Mathieu Michel, tha se ai “kërkoi nga Instituti belg për Shërbimet e Postës dhe Telekomunikacionit të analizojë rreziqet e mundshme që lidhen me këtë produkt të Apple”.
Të martën, Franca urdhëroi kompaninë Apple të tërheq celularët iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele të rrezatimit që tejkalonin pragjet e rregullores.
Sipas rregullave të BE-së, telefonat celularë duhet të kenë një nivel rrezatimi nën 4 vat për kilogram, ndërsa te Iphone 12 rrezatimi ishte 5,74 vat për kilogram në 141 celularë të testuar nga Agjencia Kombëtare e Frekuencave.
Apple e kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se pajisja ishte e certifikuar nga disa organe ndërkombëtare të sigurisë.