Presidenti Bajram Begaj ka vijuar turin e takimeve me udhëheqës të huaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Pērgjithshme të Kombeve të Përgjithshme.
Krahas Mbretit të Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II, Presidenti shqiptar është takuar sot edhe me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Presidenti e siguroi të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajčák se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut. “Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë”, potencoi Begaj.