Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik, shkruajnë mediat italiane.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso, estetistes së re 21-vjeçare, e cila vdiq një javë më vonë pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.
E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje e keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë.
Prokuroria e Napolit ka hapur dosjen, ka urdhëruar sekuestrimin e trupit dhe kryerjen e autopsisë, e cila do të bëjë të mundur konstatimin nëse ka pasur një lidhje midis procedurës së kirurgjisë estetike dhe infeksionit të mundshëm, i cili pasi është djegur për shtatë ditë, i dha fund jetës së resë.