Ibsen Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ironizoi thirrjen e radhës të kreut të Rithemelimit për protesta me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi u shpreh se Berisha është duke përdorur të njëjtën strategji me Bashën, duke premtuar protesta vetëm për të fituar kohë deri sa të vijnë zgjedhjet e radhës.

“Jam dakord që duhet të ketë protesta të forta kur qeveritë janë në kolapse të tilla morale. Një opozitë mund ta rrëzojë përmes protestave qeverinë. Berisha ka një model si Basha; e fillon revolucionin në shtator, e shtyjnë në fund tetori, vjen dhjetori, dita e demokracisë, janari është ftohtë, do kthemi në pranverë ta rrëzojmë, në pranverë vijnë zgjedhjet. E gjithë kjo procedurë e përsëritur është thjesht për të fituar kohë, se bë pranverë do bëjnë zgjedhje edhe këta, patjetër do shkojnë drejt qeverisë teknike”, tha Elezi.