Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kive. CNN thotë se Blinken do të shpallë një paketë të re ndihme për Ukrainën me vlerë mbi një miliard dollarë. Gjatë vizitës së tij, Blinken do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe personalitete të shoqërisë civile. Anthony Blinken pritet të qëndrojë në Kiev për dy ditë.