Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për takimin trepalësh tha se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes.
“Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, tha Borrelli.
Disa minuta më parë ka filluar edhe takimi mes Vuçiç-Kurti dhe Borrell.
Borrell dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht kanë pritur në takim nga ora 9:00, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa më pas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.