“Me bashkëshorten kemi 44 vite bashkë dhe me shaka them se nuk më kujtohet ku jam njohur më të” e nis kështu bisedën këngëtari i njohur. “Jam me fat që e kam patur atë me vete gjatë gjithë jetës time, për shumë arsye” vazhdoi më pas ai.
Bujari tha se sa herë del për të kënduar jashtë vendit, përjeton emocione të veçanta pasi atdhedashuria aty ndihet më shumë se në Shqipëri. Më pas ai foli për vlerësimin që i bëri pak kohë më parë Presidenti i Republikës, duke i dhënë medaljen “Nderi i Kombit”. “Vlerësimi ishtë një nder për mua, pasi e gjithë dashuria për këngën dhe publikun, u shpërblye” theksoi këngëtari i mirënjohur.
Një frymëzim i madh për artistin ka qenë qyteti i Shkodrës, nga ku dhe u formua artistikisht, pa harruar dhe familjen që është muza e vërtetë e tij. Gjatë intervistës ai u përshëndet me një videomesazh dhe nga një tjetër artist i dashur i skenës Mateus Frroku, i cili i shprehu mirënjohjen Bujarit për të gjithë bashkëpunimet dhe projektet që kanë patur dhe do të kenë bashkë në të ardhmen. ”Nuk do t’a harroj kurrë përkrahjen profesionale që më ke dhënë” tha Mateusi në një videomesazh me pamje nga Shiroka. Këngëtari Qamili sqaroi dhe lajmin që qarkullonte në portale për xhelozinë e bashkëshortes së tij kur ai bëri këngën me Luana Vjollën.
”Dua t’a sqaroj për të disatën herë, ajo ishte një zhurmë portalesh që as vetë nuk e kuptova si nisi, unë Luanën e kam shumë shoqe të mirë” tha Bujari, për të sqaruar zhurmën mediatike. Në një mënyrë shumë spontane, Bujari së bashku me moderatoren e emisionit, Nikin u futën në kuzhinën e “Rreze Dielli” për të gatuar një pjatë tradicionale shkodrane, si “Çorba shkodrane”, e cila doli një gatim fantastik, pasi artisti e bëri me shumë dashuri.