Çarja e tubit të gazit në një karburant në Shkozë ka shkaktuar alarm. Policia ka evakuuar banorët për çështje sigurie në perimetrin që paraqet rrezikshmëri dhe ka bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 11:35 në rrugën “Sadik Petrela”. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.