Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, në ambientet e Presidencës është çelur një ekspozitë, të cilën e vizitoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Tiranë. Osmani mbajti edhe një fjalë në këtë ditë të shënuar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e Nënë Terezës në mbarë botën.
“Jam e nderuar që ndodhem këtu në ditën e Nënë Terezës, ekspozitë që prezantojnë një pjesë të dokumenteve nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës. Puna dhe përkushtimi saj vetëmohues në funksion të së mirës kanë lënë gjumë të pashlyeshme kudo në botë. Kjo ekspozitë është një udhëtim në faqet e historisë të jetës së saj personale por edhe njerëzve në përgjithësi, duke e ditur që ajo ishte e të gjithëve edhe për të gjithë, trashëgimia e saj vijon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë globin. Këto dok dëshmojnë se Nënë Tereza nuk bëri vepra për bujë, por bëri bujë me vepra. Vepra e saj karakterizohet me angazhim të pashoq për të mirën e njerëzimit. Kjo trashëgimi është jo vetëm në funksion të kujdesit ndaj veprimtarisë së saj por edhe një testament për brezat që vijnë. Ajo na mësoi se mirësia dhe veprat e mira kanë fuqi të madhe për ta transformuar jetën e njerëzve. Trashëgimia e saj është një kujtesë e fuqisë së dashurisë dhe shpirtit human, figurën e Nënë Terezës ne do ta vazhdojmë ta ruajmë dhe trajtojmë si vlerë kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Këto dokumente janë një dedikimi vogël për punën e madhe të saj. Siç thoshte Nënë Tereza: “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”. E kujtofshim përjetë Nënë Terezën tonë.