Gjumi ndihmon trupin të rifurnizohet me energji, por, ashtu si çdo gjë tjetër, bën dëm kur është me tepri. Sipas Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah, ka disa probleme që shkakton gjumi i tepërt:
Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës: Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Shkakton probleme me peshën: Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.
Mund të zhvilloni diabet: Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.
Probleme me humorin: Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.